• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Gblog

A short description about your blog

Bashkebisedim me ditarin

Postuar nga: GertGray në kategorinë Krijime

Etiketuar në: Pa etiketa 

GertGray

I dashur... 

Cdo dite ne ty konfidoj sekretet qe shpirti mban peng.. Nder fletet e tua shpreh gezimin dhe dhimbjen time, ne ty derdh lotin qe shkaraz del nga syri, djersen qe ne netet e afshta me mbulojne trupin. 

Ne ty kam fshehur ate qe zemra nuk e perballon dote e vetme. Ne ty kam shkruar vargje e rreshta plot me deshire e frike, ne ty kam fshehur veten time. 

Kur shpesh kthehem e rilexoj ato cka nder kohe te kam besuar, qe ti t'i ruash me fanatizem, une njoh Gertin e vertet. 

Po i dashur...

Une, me fal Gerti... ai i verteti, fshihet ketu nder faqet e tua.. Ketu ku askush nuk mund te hy, askush nuk mund t'a lendoje, askush nuk mund t'a gjykoje. 


"Nuk eshte homoseksuali pervers, por situata ne te cilen jeton"

Postuar nga: GertGray në kategorinë Krijime

Etiketuar në: Pa etiketa 

GertGray

Film i vitit 1970 drejtuar nga Rosa Von Praunheim i cili konsiderohet si nga "militantet" e pare te levizjes per te drejtat homoseksuale ne Europe. 

Rosa Von Praunheim realizoi kete film kontrovers me kerkes te WDR, ent televiziv i Land-it Reno-Westfalia. Filmi luajti nje rol pioneristik mjaft te rendesishem ne levizjet per te drejtat e komuniteteve lgbt te atyre viteve.

Ne film pasqyrohet jeta e shum personave LGBT ne sub-kulturen e tyre.

Filmi nuk u drejtohet percmueseve por vete komunitetit LGBT, duke theksuar se per te kaluar friken e tyre duhet te dalin haptazi e te luftojne per nje te ardhme me te mire. 


Copez jete...

Postuar nga: GertGray në kategorinë Krijime

Etiketuar në: Pa etiketa 

GertGray

Gusht 2004..

Prej ditesh kisha harruar vapen e gushtit, prej ditesh kisha harruar rradhet nen diellin e nxehte dhe ajrit te pluhurosur duke pritur pergjigjen e vizes.

Kisha qene edhe me pare ne token italiane, vite me pare,  por per arsye te ndryshme fati me kish risjelle ne shqiperi ku pas shume e shume mundimesh kisha arritur te ambientohesha e madje mesova dhe gjuhen e prinderve. 

Tani gjendesha ne guverten e anijes duke soditur brigjet e Vlores, kodrat tashme te zhveshura nga agrumet e njeher e nje kohe e te zevendesuar me vilat e bukura, me poshte shihja pallatet e reja e moderne te ndertuar bukur e me shije, dalloja bar Piazza dhe qendren Riviera simbolet e nje jete qytetare ne ndryshim te plote e me moderne e europiane. Hhahaaahaahaaa.......

ketu sinqerisht qesha..


Ju jeni këtu: BLOG

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit