Prej ditesh kisha harruar vapen e gushtit, prej ditesh kisha harruar rradhet nen diellin e nxehte dhe ajrit te pluhurosur duke pritur pergjigjen e vizes. Kisha qene edhe me pare ne token italiane, vite me pare, por per arsye te ndryshme fati me kish risjelle ne shqiperi ku pas shume e shume mundimesh kisha arritur te ambientohesha e madje mesova dhe gjuhen e prinderve. Tani gjendesha ne guverten e anijes duke soditur brigjet e Vlores, kodrat tashme te zhveshura nga agrumet e njeher e nje kohe e te zevendesuar me vilat e bukura, me poshte shihja pallatet e reja e moderne te ndertuar bukur e me shije, dalloja bar Piazza dhe qendren Riviera simbolet e nje jete qytetare ne ndryshim te plote e me moderne e europiane. Hhahaaahaahaaa....... ketu sinqerisht qesha..
Gusht 2004..
E qeshura mu nderpre nga sirena e Tragetit qe sinjalizonte pergatitjen e tragetit per nisjen. Ne ate caste ve re nje femije, tek 7-8 vjec biond, syte boje deti me nje buzeqeshje hyjnore e te paster si ajo qe vetem femijet kane.
Dikush , nje ze femre therriste, "Marco, stai attento, non ti sporgere oltre" .
Femija pran meje i pergjet: " Si mamma, ho capitto mamma!!"
Aty realizova se ishte rasti tipik i familjeve emigrante femijet e se cilave kishin lindur e rriteshin ne token italiane (ashtu si une dikur kisha shkuar fare femije).
Per nje moment imagjinova jeten e ketij femije ne te ardhmen italiane, me lirite, hapisirat e veta.
Por... Por sikur ne te ardhmen ky femije te ket sjellje homoseksuale? Si do e presi familja e tij? A do ndikoje sado pak influenca e jetes, kultures italiane? Apo mentaliteti i eger shqiptar do te mbizoteroj mbi mentalitetin e vendit pertej adriatikut.... Ndersa mendoja kete, serisht nje siren e dyte.
Vazhdoj hedh veshtrimin mbi simbolet "moderne" te vlores. Po moderne, "moderne leshi" me erdhi si nje ze gjys i mbytur nga perbrenda.
Ky vend ku maskilizmi, dhe meskiniteti i njerezve behet shkas per dhunen e mohimin e ekzistences ndaj njerezve si une, ndaj atyre qe pa faj jane e faji e mekati e degjenerimi u atribuohet.
Askush nuk thote sikur te pakten "je gay" jo, ti per ta je "bythq..." Je "pederasti" . Oh Zot, sa te marr keta as e dine kuptimin e fjales "pederast" keta nuk duan ad te kuptojne se te duash dike te njejtit seks nuk eshte dicka vec seksuale, dicka qe bazohet ne aktin e thjeshte. Eshte dicka qe lind perbrenda, lulezon e bucet ne brendesi. Ashtu si ato perrallat qe kemi pare e degjuar te gjithe. Se c'du kush prej nesh eshte vene ne gjum nga te njejtat perralla. Shume e kollajte ne shqiperi ti shkarkohen imoralitetet atyre qe nuk bejne gje tjeter vecse e jetojne jeten e tyre. Nuk mendoj se jeta e atyre qe paragjykojne, eshte shume me e ndryshme nga e imja apo e shume te tjereve si une.
Ne shkolle nuk e kam vuajtur shume presionin e homoseksualizmit tim, ose me sakt jo ne menyre te hapur pasi askujt nuk i kisha thene gje per orientimin tim. As atehere kur ne fshehtesi zbuloja seksin tim, e kur provoja kenaqesine e pare te masturbimit nuk imagjinoja femren e kasetes porno qe kisha pare fshehurazi por mashkullin.
Kur pata orgazmen e pare edhe une si cdo femije qe sapo sbuloi sekretin e kenaqesise seksuale i bera vetes njemije pyetje, pergjigjet e se ciles do tmi jepte jeta ne vitet ne vaxhdim.
Cdo dite qe kalonte, cdo djale i bukur qe shihja por qe smund te kisha, me linte nje te cjerre ne zemer. Koha kalonte e ndersa shkonte, cdo dite vrisja mend e pyesja veten, valle a jam une i vetmi? A eshte normale kjo gje? A eshte e mundur qe nje djali ti pelqejne meshkujt? Jam i semure, por kujt tia them. O Zot do me mbyllin ne psikiatri.
Dhe truri ziente vazhdimisht, e dita dites urreja e percmoja vehten por njekohesisht shijoja seksin imagjinar e provoja kenaqesi.
Ne shkolle askush nuk e imagjinonte, ne familje gjithashtu. Gjithcka ndodhte ne trurin tin, nje konflikt i vazhdueshem i deshires per te perqafuar ate djalin e bukur qe shpesh e shihja dhe frikes, tmerrit ndaj asaj cka do mund te ndodhte.
Vitet kalonin e une kuptoja me teper. Fillova te kuptoja se nuk ishte nje semundje, nuk ishte degjenerim, imoralitet ishte thjesht dashuri, ndjenje. Fillova te lexoja lloj lloj sitesh interneti ku flitej mbi te qenurit gay. Sigurisht cdo gje e shihja ne sitet italiane. Shihja se si jeta e gay-ve ishte kaq e lehte, kaq e pa cenuar e cdo dite me lindte deshira te largohesha te arratisesha. Ndonese deshira ishte e madhe mundesite e mia x te njohur dike ishte praktikish zero. Fillova te frequentoja vazhdimisht sajtin gay.it dhe chattin e tyre fillova te degjoj historite e ndryshme, fillova te njohe njerez t rinj edhe pse ne largesi, njerez qe kerkonin vec sex, miqesi, bised apo eksperimente me tre a kater partner njeheresh. Gjera e eksperienca qe per mua ishin jashte bote. Por cdo dite deshira per te ikur, per te njohur njerez te rinj ushqehej me teper.
Keshtu qe gjeta aresyen e studimeve dhe bera cmos te zhdukesha... Jo nga familja, por nga frika se nuk do arrija dote kurre te provoja e te jetoja ate cka ndieja perbrenda. Frika se dikush do te sbulonte sekretin tim me tmerronte.
Doja vec te ndihesha i sigurt, e sigurisht largimi ne token italiane do tme ndihmonte.
Trageti kish disa minuta qe ishte nisur e une isha zhytur ne mendime aq thelle sa nuk e kisha vene re aspak.
Me ne fund isha ne drejtim te italise, ku nuk pi shkoja x fitime, pir x lirine time.
Trageti largohej....
Mendimet se si do ishte jeta ime e re me shkonin e vinin ne mendje... Dritat e autostrades ne drejtim te Milanos me jepnin nje ndjesi te vecant... Gjithcka do ndryshonte.
Jeta n milano filloi me ato veshtiresite e veta, me konfuzionin e nje qyteti te madh e te pafund.
Nderkohe kisha filluar te studioja jeten milanese. Te shihja gayt neper rruge e shihja se sa te lumtur ishin, nderkohe qe une ende druhesha.
Kaluan kohet e nderkohe kisha pasur dhe eksperiencat e mia... Nje, dy, tre, .. shume... Cdo dite te humbur doja ta rekuperoja. Doja te sbuloja gjithcka mbi seksin gay, te shijoja trupin e nje mashkulli pa u shqetesuar se dikush po me sheh. Por dicka mungonte, dicka nuk shkonten. Mbas cdo eksperience, pas cdo akti kthehesha ne shtepi bosh perbrenda. Me mungonte ngrohtesia e dikujt, buzeqeshqja ne mengjes, dora e ngrohte mbi timen, me mungonte puthja e perrallave.
Nje dite njoha Daniel, me cilin me pas u lidha, dhe kurr smund te imagjinoja se do ishte i dashuri im per tre vitet e ardheshme. Do ishte dashuria per te qe do tme bente te lirohesha nga komplesi i te qenurit i cuditshem.
I vetem, i vecant negativisht, si dhe do ishte fale tij qe do gjeja forcen per tu liruar e per t'iu deklaruar miqve te mi.
Cuditerisht shume prej tyre nuk reaguan.. Madje pergjigja me spontane me e cudit'shme ishte: Edhe? a je i lumtur? ateher pse duhet t'me japesh llogari" dikush jeter: " uuu po ti shyqyr qe fole, se po pelcisje, mezi po e prisnim. Rendesi ka te jesh i qete e i lumtur, neve te njohim si je. Zemra eshte ajo qe ka folur per ty gjithnje"
Sinqerisht nuk e imagjinoja nje reagim te tille, nuk mendoja se do mund te kisha nje pritje te tille.
Fillova te jetoja i lire, per here te pare fillova vertet te ndihesha i lumtur, dhe kur dikush fliste keq per gay-t a reagoja ashper ne mbrojtje e me arsyetime.
Avash avash po fillohej te kuptoheshin orintimet e mia.. pervec atyre qe une vete ua kisha thene shume filluan te dyshonin por kurr nuk pata probleme, shoqeria ime ashtu si njohjet e mia apo "fama" ne ambientin studentor, rriteshin njekohesisht me respektin qe shume njerez me tregonin.
Isha i lumtur, me ne fund kisha nje rreth shoqeror shume te mire, rreth njohjesh e kolegesh shume te respektueshem si dhe kiosha Daniel, djali per te cilin do kisha dhene gjithcka.
Kur flisja me shqoerine time rreth raportit tone, rreth dashurise, cdo fjale me vinte spontane, e lirshme e embel e pastur ashtu si'c eshte dhe dashuria.
Me degjonin me kureshtje e me syte e fiksuar e te ngazellyer njesoj sikur degjonin nje perralle me princin e princeshen.
Gjithcka perfekte...
Deri kur nje dite.. historia mbaroi.
Gjithcka mu duk sikur mu shemb. Toka mu rrenua nen kembe, e qielli u thye ne njemije copeza ashtu si enderrat e mia.
Filloi per mua nje nga kohet me te keqia.
Nuk doja asgje, nuk doja te dija per asnje njeri... Jetoja cdo dite me shpresen se Daniel do te kthehej tek une serishte, shpresoja..
C'do dite beja te njejtat rruge e rruica me shpresen se nje dite do t'a ndeshja, e si dikur u dashuruam vetem me nje shikim, gjithcka do te ndodhte serisht.
C'do dite perpiqesha ti jepja vetes kurajon te hecja perpara por me kot.
Kush me shihte e kuptonte fare mire, Gerti i dikurshem ai qe shperthente ne nje lum gezime e argetimi sa here mblidheshim, tahme i kishte lene vendin dikujt qe edhe vete zoti i vdekjes do e kish zili.
U deshen plot 2 vjet te rimerrja veten, perpara se te dashurohesha serisht, perpara se te puthja dike serisht.
Kohet e vitet ikin, kalojne, dhimbja e nje dashurie te pare, puthja e pare eshte ndoshta nje nga gjerat qe te rri me shume ne mendje.
Kujtoj friken e pare perpara dikujt e njejta frike qe ka cdo kush etero a gay kur eshte perpara nje personi i cili te ka rrembyer shpirtin e zemren.
Te njejtat vuajtje kur dicka nuk shkon.
E dhejta dhimbje kur mbaron.
Dashurojme te gjithe, lumturohemi te gjithe, te gjitheve na ndodh te humbim nje dashuri e te vuajme per te deriku kur nuk vjen dikush tjeter qe rremben shpirtin. Te gjithe dashurojme e vuajme njesoj.
kjo me mjafton, te jem i qete, i lire, te mos shqetesohem per komplekset qe te tjeret mund te krijojne.
Ky jam une.
_Keta jemi ne.
Gay, Lesbo, Etero, Trangender, te gjithe kemi te njejtat ndienja, pavaresisht se ndaj kujt drejtohen.
Une jam i lumtur... Me duan per ate qe jam... (me disa rezerva, por cdo gje rregullohet me kohen)
Te gjithe dashurojme, e kjo eshte ajo cka na bashkon... Te gjithe percjellim dashurine, ate per te cilen cdo jete ka nevoje per te qene sa me e lumtur.

