• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Kulturë

Shqipëria: Një lëvizje gej që nuk e keni imagjinuar kurrë

Ndaje ne Facebook

Kështu titullohet një shkrim i publikuar në blogun e njohur Huffington Post nga Mindy Michels, një antropologe që është marrë me të drejtat e njeriut në Shqipëri.

“Shqipëria. Nuk është një vend që të bie ndërmend kur mendon për vatrat e aktivizmit homoseksual. Por në fakt, ky vend i vogël, ish- komunist, po shpërthen nga avokatia dhe debati publik në lidhje me çështjet e homoseksualëve,” shkruan ajo.

Ajo shkruan se javën tjetër do mbahet e para ekspozitë fotosh nga jeta e personave të komunitetit LGBT, gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë. Diplomatë të huaj do janë të pranishëm, ndërkohë që edhe media do mbulojë aktivitetin e rrallë. “Një aktivitet i një profili të lartë është i pazakontë në këtë vend të vogël ballkanik,” shkruan autorja.

Ajo përmend se historia nisi kur tre vjet më parë, kryeministri Sali Berisha, në mënyrë krejt të papritur deklaroi se

Lexo më shumë...

“Shakespeare ishte homoseksual”

Ndaje ne Facebook

Një aktor i njohur britanik, i cili ka interpretuar në shumë role të Shakespeare, Sir Ian McKellen, nuk ka asnjë dyshim se shkrimtari me famë botërore që jetoi pothuajse 500 vjet më parë ishte homoseksual.

McKellen, i njohur veçanërisht për rolin e tij në “Zoti i Unazave”, deklaroi në “New York Times” se ai ka bindjen absolute që “Shakespeare preferonte raportet seksuale me meshkujt, edhe pse ishte i martuar dhe kishte fëmijë”.

Sipas 72-vjeçarit, ai ka arritur në këtë përfundim pasi ka studiuar të gjitha veprat e tendencat e lëna pas prej autorit të madh që jetoi në shekujt XVI-XVII.

Lexo më shumë...

Queer Lion Award 2011

Ndaje ne Facebook

Prej dates 30 gusht e deri me 10 shtator organizohet ne Venecia (Itali) “Panairi Internacional i Artit Kinematografik” i njohur ndryshe si “ Festivali i filmit ne Venecia-s”.
Edhe kete vit ne konkursin e 68-te te Festivalit te Filimit jane me dhjetra titujt me tematike LGBT qe konkurojne ne zhanera te ndryshem per te fituar “Filmi me Mire me Tematik Homoseksuale apo me Interes Queer” ose “Queer Lion Award”
Kete vit, ndryshe nga vitet e tjera ky eveniment ka marre miratimin dhe mbeshtetjen e plote te te gjitha instancave te cilat mbeshtesin Festivalin e Filmit ne Venecia, si Ministria e Kulture (ITA) , Provinca e Venezia-s, si dhe nga Rrethi i Venecia-s, Komuna e Venecia-s si dhe nga Sindakata e Kritikve Kinematografik. Por roli kryesor ne organizimin dhe zhvillimin e “Queer Lion Award” i mbetet Fondacionit CinemArte.

Lexo më shumë...

20 figurat më të rëndësishme të historisë lgbt

Ndaje ne Facebook

Faqja e internetit The Bilerico Project  ka krijuar një klasifikim të 20 figurave më të rëndësishëme në historinë e gejve, lezbikeve, biseksualëve dhe transgjinorëve. Ky klasifikim u bazua edhe në idetë e hedhura nga lexuesit e faqes dhe idetë e hedhura në rrjetet e ndryshme sociale. Ja ku e keni:

  1. Harvey Milk (1930-1978) politikan amerikan, lider i lëvizjes për liberalizimin e homoseksualëve dhe pjestar kryesor i instituzioneve gay amerikane.
  2. Aleksandi i Madh (356-323 p.K.), mbret i Maqedonisë duke filluar nga viti 336 p.K.
  3. Bayard Rustin (1912-1987), protestant, aktivist për të drejtat e komunitetit lgbt dhe pacifist.

Lexo më shumë...

Alice Munro publikon tregimin e saj të parë lezbo

Ndaje ne Facebook

Një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë amerikane trajton për herë të parë temën e dashurisë midis femrave. I publikuar në faqet e New Yorker, Grave (zhavorri), është ky titulli i historisë së shkrimtares së famshme, e cila pikërisht të shtunën e shkuar festoi 80 vjetorin mes tufash trendafilash të kuq, qindra kartolina urimesh dhe lumenjë shampanje.

Edhe pse në të shkuarën autorja kishte prekur disi edhe temën e meshkujve që bien në dahsuri me meshkuj të tjerë, Munro nuk kishte guxuar kurrë më parë të trajtonte edhe temën e dashurisë midis dy femrave. Një tjetër tregim mbi ndjenjat delikate dhe të rafinuara që hap kështu një tjetër kapitull mbi botën shumëngjyrëshe të letërsisë 

Lexo më shumë...

Ju jeni këtu: BOTA JONË

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit