Bashkebisedim me ditarin

Postuar nga: GertGray në kategorinë Krijime

Etiketuar në: Pa etiketa 

GertGray
Ndaje ne Facebook

I dashur... 

Cdo dite ne ty konfidoj sekretet qe shpirti mban peng.. Nder fletet e tua shpreh gezimin dhe dhimbjen time, ne ty derdh lotin qe shkaraz del nga syri, djersen qe ne netet e afshta me mbulojne trupin. 

Ne ty kam fshehur ate qe zemra nuk e perballon dote e vetme. Ne ty kam shkruar vargje e rreshta plot me deshire e frike, ne ty kam fshehur veten time. 

Kur shpesh kthehem e rilexoj ato cka nder kohe te kam besuar, qe ti t'i ruash me fanatizem, une njoh Gertin e vertet. 

Po i dashur...

Une, me fal Gerti... ai i verteti, fshihet ketu nder faqet e tua.. Ketu ku askush nuk mund te hy, askush nuk mund t'a lendoje, askush nuk mund t'a gjykoje. 

 

 

Ketu Gerti gjeti kenaqesine e te medituarit, te shkruarit, te rrefyerit, te ndjerit, te dashurise. 

Ketu gjeti mbrojtjen nga vetvetja, ketu mesoi te flase, te pranoj ate c'ka eshte. 

Po, sepse Gerti dikur nuk ishte kaq i qeshur, nuk kishte kaq guxim Gerti dikur thjesht nuk ishte. 

Nga frika e  vetvetes u struk diku ne erresirat e nje shpirti te plagosur, nje endrre te parealizueshme, nje semundje e trilluar nga dogmat e shoqerise. 

Po i dashur.. sepse leshtu kishte degjuar dikur, "Homoseksualizmi eshte semundje" "Ata jane te semure, te shpifur, te pa-afte"

Keshtu kishte degjuar qe thonin ne televizor, ne rruge, ne lagje, ne shkolle, ne fis, ne familie. 

E duke mos qene askush prane qe t'a degjoje, atehere erdhi dhe u struk ne ty, nder fletet e tua gjeti pranimin, i dhe forcen te flase (shkruaj) ate c'ka truri elaboronte, ate c'ka trupi ndiente, ate c'ka zemra donte. 

Sot i dashur ... gjerat jane ndryshe..  Gerti flet dhe me miqte, kur del ne lokale nuk ka frike te shohe, nuk ka frike te guxoje.. sot Gerti po del pak nga pake nga ai tmerri, nga erresira ku ishte strukur, sot del pak nga pak nga fletet e tua.. 

Ndoshta nuk do jete e larget kur Gerti qe jeton ne flete e tua, me gjithe enderrat e deshirat, pasionet e perspektivat do te dale ne driten e diellit.. 

Ndoshta dicka po ndryshon.. ka ndryshuar... 

Nje dite do te jemi nje.. 

 

 

 

Komente (2)add comment

GertGray tha:

me: 25/02/2011 ora: 11:32:25
GertGray
AHAHHA ADMIN... NE KOKE I KE RENE ME ATE FOTON.. smilies/cheesy.gif SYZET NE DORE.. TAMAM.. smilies/cheesy.gif   
 

armar mendo tha:

me: 10/03/2012 ora: 10:29:08
0
vertet shume e bukur...smilies/wink.gif   
 

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy