Postuar nga: Judas Iscariot
në kategorinë Krijime më Maj 09, 2011
Etiketuar në: Pa etiketa
E përqafoj dhe shikoj që gozhdët në laring futen më thellë. Vendos që t'ia heq gozhdët dhe kurorën me gjemba duke ia tërhequr me akrepa ore. Më puthi të dyja duart dhe nuk më lejoi. I lutem që ta ndjek pas. Ai nuk ma lejon. I lutem t'i shëroj plagët e mia, të shkaktuara vetëm nga fakti që e përqafova, por ai nuk më lejon të mjekoj plagët e mia, ose që t'i mjekoj plagët e tij. I lutem t'i laj këmbët e tij, por ai nuk më lejon.
Jezu Krishti më refuzoi tri herë para se të këndonte gjeli i mëngjesit. Ai u zhduk menjëherë pasi erdhi sjellësi i dritës.
Postuar nga: Judas Iscariot
në kategorinë Krijime më Maj 03, 2011
Etiketuar në: Pa etiketa
Vuante pasojat e një riprodhimi aseksual, çdo ditë e më shumë. Perëndia Andros, po luante me testosteronin e saj me shumë se kurrë, ashtu siç kishte vallëzuar me estrogjenin e babait të saj. Ajo nuk mendonte si bletë, prandaj nuk ishte faji i bletëve, në lojën e hidhur të rrjedhjes nga një stereotip në një tjetër. Ata që ndodheshin brenda stereotipeve, symbuluar dhe me të cilët ishte abuzuar me inteligjencën e tyre filluan të shkulin çdo molekulë vetbesimi në trupat e tyre. Rrjedhimisht kjo solli dhe dobësimin e fijeve që i mbanin lidhur. Nuk e di se ç'duhet të bëjnë që t'ia dalin mbanë për të ndenjtur bashkë. Pastaj vijnë ëngjëjt e dëbuar nga parajsa dhe e bëjnë të paguajë për seksualitetin që i është dhënë nga vetë krijuesi i tyre. Sa e drejtë është kjo? Ata janë të zhytur në ujë me vaj, dhe u vjen zili që nuk mund të kenë kurrë elasticitetin e dikujt që është zhytur në ujë me kripë. Ajo vrapoi nga i jati dhe u fsheh në mëkatin më të ndyrë. Aty ajo gjeti një mëkatare tjetër, me të cilën shkëmbeu fluide të pafundme, ku çdo gjë ishte e barabartë, e pastër dhe rozë. Nuk kishte dalë akoma nga subjektiviteti kur filloi të vraponte nëpër pyll. Arriti në zemrën e pyllit, dhe hoqi fustanin, i cili duket sikur i rrëshqiti nga trupi. Sateliti villte argjend mbi gjintë e saj. Ajo fillon të shkulë flokët, dhe e zhveshur siç ishte ulëret: -Jezus, më trego rrugën e dritës.