Fear of †he sex mons†er
Postuar nga: Judas Iscariot në kategorinë Krijime më Maj 03, 2011
Vuante pasojat e një riprodhimi aseksual, çdo ditë e më shumë. Perëndia Andros, po luante me testosteronin e saj me shumë se kurrë, ashtu siç kishte vallëzuar me estrogjenin e babait të saj. Ajo nuk mendonte si bletë, prandaj nuk ishte faji i bletëve, në lojën e hidhur të rrjedhjes nga një stereotip në një tjetër. Ata që ndodheshin brenda stereotipeve, symbuluar dhe me të cilët ishte abuzuar me inteligjencën e tyre filluan të shkulin çdo molekulë vetbesimi në trupat e tyre. Rrjedhimisht kjo solli dhe dobësimin e fijeve që i mbanin lidhur. Nuk e di se ç'duhet të bëjnë që t'ia dalin mbanë për të ndenjtur bashkë. Pastaj vijnë ëngjëjt e dëbuar nga parajsa dhe e bëjnë të paguajë për seksualitetin që i është dhënë nga vetë krijuesi i tyre. Sa e drejtë është kjo? Ata janë të zhytur në ujë me vaj, dhe u vjen zili që nuk mund të kenë kurrë elasticitetin e dikujt që është zhytur në ujë me kripë. Ajo vrapoi nga i jati dhe u fsheh në mëkatin më të ndyrë. Aty ajo gjeti një mëkatare tjetër, me të cilën shkëmbeu fluide të pafundme, ku çdo gjë ishte e barabartë, e pastër dhe rozë. Nuk kishte dalë akoma nga subjektiviteti kur filloi të vraponte nëpër pyll. Arriti në zemrën e pyllit, dhe hoqi fustanin, i cili duket sikur i rrëshqiti nga trupi. Sateliti villte argjend mbi gjintë e saj. Ajo fillon të shkulë flokët, dhe e zhveshur siç ishte ulëret: -Jezus, më trego rrugën e dritës.
Nga qielli bien 9 kryqe të cilët thërrmohen sapo prekin tokën. Ajo la siklat e argjendit afër hirit të një kryqi dhe vrapo sërish nëpër pyll. Kësaj rradhe kërkoi ndihmën e Princit të insekteve. Ai erdhi, sëbashku me dhinë e tij, dhe të dy e tërhoqën për te streha e tyre. Princi i insekteve e mësoi të kërcejë. Tani nuk i duhej më të mbante rozario në qafë dhe që të këndonte. Doli, dhe kapërceu reflektimet e mundshme që ishin bërë mbi të. Ajo ishte e ndriçuar.

