• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Diplomatët mbështesin paradën gay

Ndaje ne Facebook

Përfaqesues të lartë të ambasadave, Avokati i Popullit, si dhe pjesëtare të organanizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe të organizatave LGTB, kanë çelur Festivalin e Diversitetit.

17 maji eshte Dita Nderkombetare Kunder Homofobise dhe Transfobise, ndaj ambasadori i Vendeve te Uleta Van Den Dool dhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu kane pershendetur kete aktivitet, duke kerkuar respektimin e te drejtave te njeriut.

"Gjerat kane ndryshuar shume por ka ende sfida. Ngjarjet e fundit kane treguar se ka ende shume injorance ne lidhje me homoseksualitetin dhe transeksualitetin. Thjesht permendja e çeshtjes se orientimit seksual provokon shaka te keqija, vulgaritet, kanosje dhe kercenime. Une besoj fuqimisht se keto lloj reagimesh burojne nga frika dhe paragjykimi. Dhe keto te dyja burojne nga mungesa e te kuptuarit dhe mungesa e informacionit", tha ambasadori holandez, Van Den Dool.


"Dua te pergezoj Kryeministrin Berisha qe e ka bere tejet te qarte poziten e qeverise se Shqiperise, për të drejtat e LGTB-së. Dua te falenderoj edhe Policine Shqiptare per te gjitha aktivitetet e zhvilluara kete jave si dhe ate qe ndodhi ne Vlorë. Mbrojtja e te drejtave te LGTB-së eshte nje prioritet kyc per politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara. Presidenti Obama leshoi nje direktive qe ambasadat ne mbare boten te mbrojne dhe mbrojnë të drejtat e personave LGTB", tha ambasadori amerikan Arvizu.

Lexo më shumë...

Ambasada Pink: Respekt ndaj LGBT. Myslimanet proteste

Ndaje ne Facebook

Sot ne diten Nderkombetare Kunder Homofobise, anetare te komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksuale, transeksuale) kane zgjedhur kryeqytetin e Shqiperise, Tiranen per paraden e tyre.

Aktiviteti i tyre nisi rreth ores 09:30, ndersa fjalen e mori i pari Ambasadori i pare i Ambasades Pink ne vendin tone Altin Azizaj, i cili deklaroi se Shqiperia po nis nje kapitull te ri, ate te respektimit te cdo komuniteti.
Azizaj ne celjen e festivalit te diversitetit, ftoi cdo shqiptare te jete pjese e tij dhe te ngreje lart flamurin LGBT si shenje e respektimit te te drejtave njerezore dhe mosdiskriminimit te ketij komuniteti.
“Ky eshte nje

Lexo më shumë...

Avokati i Popullit: Kundërshtimet ndaj gay-ve, antivlerë. S’hyjmë në BE me paragjykime

Ndaje ne Facebook

Shoqëria shqiptare është një shoqëri e hapur dhe si e tillë duhet të ndërgjegjësohet të pranojë diversitetin. Kështu është shprehur Avokatit të Popullit Igli Totozani me rastin e mbajtjes së paradës gay. Duke folur për Ora News, Totozani theksoi se pranimi i tjetrit në diversitet, përveçse një stad emancipimi shoqëror, është dhe një nga 12 kriteret për marrjen e statusit kandidat. Ai ka dënuar edhe deklaratën e kreut të Legalitetit dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia, duke e konsideruar të papranueshme, ndërsa vlerësoi rolin dhe kontributin e ambasadorit holandez në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Lexo më shumë...

Oh yes, I agree :)

Myslimanët, protestë ndaj homoseksualëve, në të njëjtën orë me paradën e gay-ve

Ndaje ne Facebook

Aktiviteti i lajmëruar i komunitetit LGBT në 17 maj mund të hasë në një tjetër pengesë. Forumi musliman shqiptar ka njoftuar se po në këtë ditë dhe madje në të njëjtën orë, do të organizojë një manifestim me rastin e ditës së familjes. Roald Hysa, sekretari i Forumit, sqaron për “Vizion Plus” se aktiviteti synon të sensibilizoje shoqërinë për vlerat që mbart familja, pa mohuar faktin se është edhe një lloj proteste ndaj homoseksualëve që sipas tij, pretendojnë se po diskriminohen. Hysa sqaron se aktiviteti do të zhvillohet në sheshin para Galerisë së Arteve dhe parkut “Rinia”, ndërsa për zhvillimin e tij kanë marre leje në polici. Ndërkohë, policia ka marrë masa edhe për aktivitetin që shoqata pro- LGBT do te zhvillojë ditën e nesërme. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se aktiviteti, sipas lejes së dhënë, pritet të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa do te zhvillohet ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për këtë arsye në këtë orar policia, si në çdo

Lexo më shumë...

Politikanët braktisin “Kukafshehthi”-n e gay-ve

Ndaje ne Facebook

Organizatat që bëjnë avokatinë e personave me prirje të ndryshme seksuale kanë çelur një ekspozitë të titulluar “Kukafshehthi”, që vjen në prag të Ditës kundër Homofobisë. Në fakt nuk ka pasur ndonjë politikan në çelje të kësaj vizite, përveç diplomatëve, ku ka rënë në sy ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.

Ndërkohë ambasadori i BE, Etore Sekui, ka reaguar me anë të një mesazhi ndaj qëndrimeve të Ekrem Spahisë kundër homoseksualëve.

“Më lejoni të theksoj se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi. Do doja po ashtu të risillja në vëmendje se Shqipëria është angazhuar në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian dhe lufta kundër diskriminimit

Lexo më shumë...

Parada e Lgbt e 17 Majit - Takimi i Pasdites ne Klan (video)

Ndaje ne Facebook

Ketu mund te ndiqni emisionin Takimi i Pasdites i pregatitur nga Rudina Magjistari, ku flitet mbi paraden  lgbt qe pritet te mbahet me 17 maj ne Tirane.

Te ftuar ne studio

Kristi Pinderi - Organizator I Parades “Gay Pride”
Xheni Karaj - Organizator I Parades “Gay Pride”
Besnik Hallaçi - Biolog

Lexo më shumë...

Gay-t shqiptarë, kërkesë gjykatës: Legaliteti të shpallet parti antikushtetuese

Ndaje ne Facebook

Aleanca Kundër Diskriminimit të Personave LGBT, përfaqësuar nga drejtorja Xheni Karaj dhe organizata Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT në Shqipëri, përfaqësuar nga drejtori Kristi Pinderi, me një shkresë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese kërkojnë çregjistrimin e Subjektit Politik “Partia Lëvizja për Legalitet” si parti që ndjek qëllime të paligjshme, duke iu referuar bazës ligjore te nenet 4 e 26 të Ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” dhe nenet 9, 10, 11, 14 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut e neni 1 i Protokollit nr. 12 të kësaj Konvente

Organizatat e mësipërme kërkojnë përmes këtij dokumenti zyrtar çregjistrimin e subjektit politik “Partia Lëvizja për Legalitet” dhe shpalljen e saj te paligjshme, pasi në mënyrë të përsëritur kryetari i kësaj partie z. Ekrem Spahiu dhe dy nënkryetarë të saj, z. Murat Basha dhe z. Sulejman Gjana kanë bërë thirrje për dhunë dhe kanë nxitur urrejtjen ndaj një pjesë të popullsisë, siç është komuniteti LGBT (Gej, Lezbike, Biseksualë dhe Transgjinorë).

Lexo më shumë...

Spahia: Ambasadori Holandez mbështet komunitetin lgbt, të largohet nga Shqipëria

Ndaje ne Facebook

Kreu i PLL rikthehet në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij kundër komunitetit gei, madje kësaj radhe duke iu drejtuar edhe trupit diplomatik në vendin tonë.

Në një deklaratë për shtyp mesditën e sotme, Ekrem Spahia kërkoi largimin e ambasadorit holandez, Henk Van Der Dool. “Ambasadori holandez, Henk Van Der Dool, duhet të shpallet person i padëshiruar në vendin tonë dhe të largohet”, u shpreh Spahiu.

Kreu I PLL-së u shpreh se ambasadori holandez fyen zyrtarët shqiptarë me qëndrimet e tij, duke dalë jashtë rolit dhe statusit të diplomatit.

“Ambasadori holandez nuk ka folur për çështje të rëndësishme, por vetëm për LGBT. Ai nuk duhet të dalë jashtë rolit dhe statusit të diplomatit dhe nuk duhet të fyejë deputetët e vendit ku shërben”, theksoi Spahia.

Lexo më shumë...

Këshilli Europian: Jo hapa pas me LGBT, kujdes politikanët!

Ndaje ne Facebook

STRASBURG- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland tha se diskriminimi dhe paragjykimi që iu bëhet homoseksualëve, lesbikeve, gay-ve, biseksualëve vazhdon të mbetet një plagë e hapur në jetët e miliona njerëzve në Europë dhe kjo nuk mund të mbetet pa përgjigje.

Një ditë pas Shoqata e LGBT në Shqipëri nisi aktivitetet e komunitetit me rastin e Ditën Botërore kundër Homofobisë, sot Jagland lëshoi deklaratën ku theksoi se “Komuniteti i LGBT vazhdon të përballet me qëndrime intolerante, pengesa sociale, në të gjitha vendet, përfshi këtu dhe vende anëtare të Këshillit të Evropës. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thekson se pengesa të shumta janë në punësimin e këtyre personave. Ky është një diskriminim. Në Shtator të vitit 2011, Komisioni për të Drejtat e Njeriut nxorri një raport ku në 47 vende të Këshillit Europian u vunë re dhe qëndrime të tjera të papranueshme sic ishin, dhe ato për kujdesin shëndetësor ndaj këtyre personave, njohja gjinore, njohja e jetës familjare. Edhe këto u pasuan dhe nga deklarata homofobike të bëra nga politikanët”.

Më tej Jagland vuri në dukje se Këshilli Europian po punon për krijimin e njësie të LGBT brenda Sekretariatit të Këshillti Evropian duke përfshirë në projekt dhe Shqipërinë.
”Këshilli i Europës është duke punuar shumë konkretisht me 6 vende, Shqipërinë, Malin e Zi, Italinë, Letoni dhe Poloni që të vemë në jetë këtë projekt dhe inkurajojmë vendet e tjera të na ndjekin”.

Lexo më shumë...

Hapja e ekspozites LGBT "Kukafshehti"!

Ndaje ne Facebook

Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen zyrtare të ekspozitës "Kukafshehti" më datë 16 maj, 2012, 18:00 tek Tirana Ekspres me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.

"Kukafsheti" është e para ekspozitë që adreson jetën dhe dashurinë e komunitetit gay si pjesë integrale e shoqërise shqiptare. Dokumenton karaktere dhe aksione të këtij komuniteti në përpjekjen e tyre për të rritur ndërgjegjësimin publik. "Kukafsheti" qëllon te portretizojë, pa e fshehur vetveten, komunitetin dhe lidhjen e tij të fortë me shoqërine Shqipëtare si e tëre në mënyrat e jetesës, eroticizmin dhe mendime e tyre.

Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë është një përkujtim i heqjes së homosekualitetit prej Klasimfikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizateës Botërore të Shëndetësisë (obs) më 17 maj, 1990. Në tërë botën celebrohet me ekspozita, manifestime si dhe evente të tjera.

Lexo më shumë...

Ju jeni këtu: LAJME | Nga Vendi

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit