• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Policia e Shtetit dhe Aleanca, hapa drejt bashkëpunimit kundër dhunës

Ndaje ne Facebook

Më datat 8-9 dhjetor u mbajt në Hagë konferenca “Bashkimi i Forcave të Agjensive Zbatuese të Ligjit dhe Shoqërisë Civile për të Luftuar Dhunën me Bazë Homofobike dhe Transfobike në Europë”

Dhuna me bazë homofobike dhe transfobike dhe diskriminimi ndaj komunitetit Lezbik-Gej-Biseksual-Transgjinor (LGBT) mbeten shqetësim në mbarë Europën,  siç theksohet edhe në raportin social dhe ligjor mbi diskriminimin e bazuar në orietimin seksual dhe identitetin gjinor të publikuar nga Këshilli i Europës në 23 qershor 2011.
Organizata të shoqërisë civile dhe agjensitë e zbatimit të ligjit, policia dhe prokuroria, kanë filluar të punojnë së bashku në vende të ndryshme të Europës për parandalimin sa më efektiv të kësaj dhune. Kjo punë e përbashkët ka qenë burim për identifikimin e praktikave më të frytshme të kooperimit midis forcave të policisë dhe organizatave LGBT në Europë. Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, Bashkimit Europian, OSBE-së, Këshillit të Europës, përfaqësues të forcave policore dhe prokurorive të vendeve të ndryshme të Europës. Për herë të parë në këtë takim morën pjesë dhe përfaqësuesja e Policisë së Shtetit Shqiptar, Kryekomisare Edlira Zoto, Specialiste Diversiteti në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Xheni Karaj, Drejtore Ekzekutive e Aleancës LGBT, organizatë që mbron të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua rreth problematikave që has komuniteti LGBT në lidhje me krimet me bazë urrejtjen, vështirësitë në lidhje me raportimin e këtyre krimeve, angazhimet e policisë përmes trajnimit të policëve për të parandaluar këto krime dhe për të forcuar bashkëpunimin me organizatat LGBT.

Konferenca u organizua nga Dega Europiane e Shoqatës Ndërkombëtare të Lezbikeve, Gejve, Biseksualëve, Trans dhe Ndër-seksualëve (ILGA Europe), me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës së Hollandës dhe Bashkimit Europian.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni dhe/ose vizitoni: www.aleancalgbt.org

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë

ILGA Europe: http://www.ilga-europe.org/

Komente (0)add comment

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy



Artikuj që mund të të interesojnë...


Ju jeni këtu: LAJME | Nga Vendi | Policia e Shtetit dhe Aleanca, hapa drejt bashkëpunimit kundër dhunës

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit