• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Një parantezë vulgare dhe homofobike në programin the Voice

Ndaje ne Facebook

Show i të premtes mbrëma në Top-channel, the Voice of Albania, apo the Voice, siç e thërrasin shkurt tanimë, është një nga programet më të mirë që mund të jenë bërë në televizionet shqiptare. Dhe një nga faktorët që e ka bërë këtë show ndjellës e të ndjekur,  është dhe katërshja e jurisë, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi, Miriam Cani dhe Elton Deda. Kanë një komunikim shumë të mirë me sho-shoqin, janë inteligjentë, janë njohës të mirë të muzikës, madje kanë demonstruar se kanë dhe dhunti pedagogjike (dinë të trajtojnë konkurentët me delikatesë, dinë të bëjnë vlerësime të kujdesshme dhe elegante, etj).

Por sonte, 20 minuta më parë, ata i lejuan vetes një parantezë vulgariteti të skajshëm. Në momentin që Lumdrini, një djalë i ri, konkurent, i dha fund interpretimit të një prej këngëve të George Michael-it, iu dha fjala Sidritit, dhe ky s’e pati për gjë të bënte një koment të shkujdesur me gjuhë mejhanesh: “Ky [konkurenti] është burrrrrë, është maaaashkull, ky nuk është si ai këngëtari i origjinalit, për të cilin gojët e liga thonë se …”, tha ai, duke mos e përfunduar frazën medemek prej namuzit. As emrin nuk denjoi t’ia përmendte në atë moment George Michael-it (!!!!), i cili është gay i deklaruar. Tre të tjerët zunë të qeshnin me të madhe e në shenjë miratimi me këtë ndërhyrje të kolegut të tyre. Pas tyre, zunë të qeshnin dhe spektatorët. U krijua vetvetiu një harbim homofobik. Ishte një skenë që të fyente; në mos, të bezdiste.

Burimi: respublica.al

Komente (4)add comment

Sy_Kaltri tha:

me: 31/01/2012 ora: 14:18:22
0
PO LEDIO, "I SHKRETI", IU DESH TE BENTE NJEFARE POHIMI. GJOJA SE NUK ESHTE GAY AI...........smilies/wink.gif   
 

MANDI SIMPATIK tha:

me: 02/02/2012 ora: 03:23:05
MANDI SIMPATIK
Po Sidriti nuk i vjen tek thembra George Michael-it.
ai e ha jastekun nate per nate vete.
   
 

sexy tha:

me: 05/02/2012 ora: 14:26:33
sexy
me falni po ksh do shkonte me sidritin aman mashukull me koti ste zene syte dhe kur kendon si thuthuq ndersa GEORGE eshte nje yll dhe pervecse eshte gay eshte super i talentuar keshtu qe te kete kujdes sidriti kur permend disa emra se ku i dihet i duket lundrumi katunari apo vete vetja me i mire se artisti ne fjale ka mendje e mendje kjo dynja    
 

super_mashkull tha:

me: 16/02/2012 ora: 08:52:22
super_mashkull
te hengsha zemren sexi,po ku u bone kti mrrokllat qe me zor kane pa tironen pas 90 me vleresu nje super yll qe se kan pa as ne enderr,se nga afer skane per te pa as studiot boterore po dhashte zoti me knu der ne koplik e dukagjin se si nigjon kush kta zavallet e shqipnise..   
 

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy



Artikuj që mund të të interesojnë...


Ju jeni këtu: LAJME | Nga Vendi | Një parantezë vulgare dhe homofobike në programin the Voice

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit