• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë

Ndaje ne Facebook

Një djalë 5-vjeçar ka filluar jetën si vajzë pasi i tha prindërve të tij se është i bllokuar në “trupin e gabuar”. Fëmija me emrin Zach tashmë ka bishtaleca dhe të gjithë e trajtojnë si të ishte vajzë.


Nëna e tij, 32-vjeçarja Theresa, thotë krenare për ‘The Sun’: “Nuk ka pasur asnjë problem për këtë ndryshim. Ai ishte vetëm 3 vjeç kur një ditë erdhi tek mua dhe më tha: “Mami, unë jam vajzë!”

“Në fillim nuk e mora seriozisht, por sa më shumë që kalonte koha ai nxehej nëse i drejtoheshim si të ishte djalë. Fillonte të qante dhe ka tentuar disa herë të priste organet gjenitale. I kemi shpjeguar edhe drejtuesve të shkollës se Zach është mashkull në trup, por femër në mendje. Nuk e ka ngacmuar askush dhe për këtë jemi shumë të lumtur. Shkolla ka bërë një punë të shkëlqyer”, shprehet Theresa.

Gjithsesi, prindërit e Zach nuk i mbyllin derën mundësisë që një ditë djali i tyre do të rikthehet të sillet si djalë.

“Në garderobë i kemi lënë edhe rroba djemsh nëqoftëse vendos një ditë t’i veshë. Nëse ndërron mendje dhe kthehet djalë, mirë; nëse nuk kthehet, sërish mirë”, shton Theresa.

Komente (1)add comment

beni tha:

me: 27/02/2012 ora: 00:03:33
beni
ase gje per ti besuar eshte ende femi vetem cdo njeri femi mund ti lindin ide te ndryshme per cdo ndoshta neser dot mendoj qe te vishet me rroba ushtrie dhe ti duket vetja ushtar ja pra cfar duhet te them pastaj.........   
 

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy



Artikuj që mund të të interesojnë...


Ju jeni këtu: LAJME | Nga Bota | Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit