• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
English

Personazhe lgbt që kanë lenë gjurmë

Andy Warhol (1928- 1987)

Ndaje ne Facebook

Andrew Warhol ( 6 gusht 1928-22 shkurt 1987 ) I njohur si Andy  Warhol ishte një piktor  dhë regjisor  amerikan I cili ishte një figurë udhëheqëse  në lëvizjen e artit pamor  I njohur si “pop art “ . Pas një karriere të suksesshme  si ilustrues komercial , Warhol u bë I famshëm në tërë botën  për punën e tij si piktor ,regjisor  avant-garde për kohën,producent,autor dhe anëtar  I shumë qarqeve të ndryshme shoqërore që përfshinin  intelektualë  të shquar,  njerëz të famshëm të Hollywood-it dhe pronarë të pasur .

Warhol ka qene subjekt I shumë ekspozitave retrospektive ,librave , filmave dhe dokumentarëve . Ai gjithashtu solli në përdorim shprehjen aq shumë të përdorur  “ 15 minutat e famës “ . Në qytetin e tij të lindjes Pittsburgh , Pennsylvani ,  është hapur dhe një muze që mban emrin “The Andy Warhol Museum” në nder dhe kujtim të  jetës dhe artit të tij .

Leonardo Da Vinci (1452-1519)

Ndaje ne Facebook

Leonardo Da Vinci lindi ne 1452 ne Vinci. Ai ishte femija jashte martese I Maestro Pieros(Nje noter publik) edhe shoqerueses se tij Katerina. Ne moshen 17 vjecare Leonardo me te atin vendosen ne Firence. Leonardo studiovi ne Verrokio, ku Gjeniu I tij shkelqeu me shume se maestro qe e drejtonte.


Ne vitin 1472 Leonardo behet anetar I bashkesise se piktoreve te Firences. Ne 1476 ai denoncohet me pretekstin e perhapjes se imoralitetit, denoncim I cili hidhet poshte me vone.

Ne vitin 1481 ai nis te punoje nje nga pikturat me te famshme te tij. Vepra e titulluar 'ADHURIMI I MAGIT'eshte gjithashtu pjese e altarit te monasterit te San Donato a Scopertos. Kjo veper nuk u mbarua kurre per shkak se ai largohet per ne Milano ku vihet ne sherbim te dukes Ludovico Moro. Punoi ne Duomone Milanos edhe te keshtjelles se Pavias. Gjate ksaj periudhe mbaroi edhe dy vepra te tjera te famshme: MADONA DELLA PIETRA edhe THE LAST SUPPER(Darka e fundit). Gjithashtu ai punoi ne organizimin sknik te festivaleve te dukes edhe vizatoi projekte me karkter ushtarak.

Oscar Wilde (1854-1900)

Ndaje ne Facebook

Oskar Uailld  ishte një shkrimtar dhe poet  Anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I ati ishte kirurg dhe e jëma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studjoi në Kolegjin ‘’Trinity’’  të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike.

Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar  nga qarqet letrare.
Libri i parë që boton, është një kolazh poezish , që botohen në vitin 1881. Një vit më pas  do të fillojë një turne  në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën ‘’Vera’’. Vijojnë më pas libra si , ‘’ Princi i lumtur dhe përralla të tjera’’, ne 1888, ‘’Krimi i lord Savili dhe tregime të tjera’’, në vitin 1891, ‘’Shtëpia e Shegëve’’ dhe ‘’Dukesha e Paduas’’, në vitin 1892 u botuan ‘’Portreti i Dorian Greit’’.

Arthur Rimbaud (1854-1891)

Ndaje ne Facebook

Arthur Rimbaud –Fëmija i tmerrshëm, Poeti i Mallkuar

Djaloshi ishte i gjatë,i  fortë, pothuajse sportiv, me fytyrë përsosmërish ovale si të engjëjve në arrati, me flokë të shkatërruar në kafe të çelët dhe sy të një bluje të zbehtë shqetësuese...

Paul Verlaine, Poetet e mallkuar

Arthur Rimbaud, lindur në 20 Tetor 1854, djaloshi-poet I parakohshëm I simbolizmit francez, shkroi disa nga poezitë e jashtëzakonshme të shekullit të 19. Rimbaud është njohur si një nga krijuesit e vargut të lirë, simbolizmit, absurdit dhe lëvizjes dekadente. Punët e tij më të mira lindën kur ai ishte ende në fillim të adoleshencës. —Victor Hugo e ka përshkruar në atë kohë si “Shekspiri i mitur”—i cili hoqi dorë nga e shkruara përpara se të arrinte të 21-tat. Imazhet halucinogjene tek “Anija e dehur” dhe nxitja e Rimbaud në “Letër nga profeti”, ku shkruan se poetët kthehen në profetë duke iu nënshtruar një çmendjeje totale të ndjesive dhe edhe pse vuajtjet janë të tmerrshme poeti duhet të jetë I fortë, të lindet poet “dhe unë e kam njohur veten si poet”,” e pasqyrojnë Rimbaud si pararendës të simbolizmit. Duke diktuar veten në këtë formë, Rimbaud jetoi një jetë jashtëzakonisht intensive, “ekzistencë e torturuar” siç e përshkruan në “Stinë në ferr” .

Shën Sebastiani, ikona e parë gay

Ndaje ne Facebook

Shën Sebastiani, është një shenjtor martir romak, që është vrarë gjatë persekutimeve të të krishterëve në fillim të shekullit të IV pas Krishtit gjatë sundimit të Dioklecianit. Ai është shpesh i prezantuar në art, si një djalë i ri dhe bukurosh, i lidhur pas një huri me trupin e përshkuar nga shigjetat. Ai festohet ditën e 20 janarit në Perëndim dhe 18 dhjetor në Lindje.
Shën Sebastiani ka një rëndësi të veçantë për komunitetin LGBT, në brendësi të së cilës shumë homoseksual katolikë pretendojnë se është shenjtori i tyre mbrojtës dhe ndërmjetës i tyre, por ky fakt nuk njihet zyrtarisht nga kisha. Emri Sebastian përdoret shpesh nga shkrimtarët si reference e drejtpërdrejtë ose e tërthortë ndaj homoseksualitetit ( si psh në “Brideshead revisited”, e Evelyn Waugh ose “Papritmas verë” e Tennessee Williams). Në art prezantohet si një djali i ri dhe tërheqes gjysëm i zhveshur dhe me trupin e përshkuar nga shigjetat, simbol të martirizimit dhe të vuajtjes së tij.

Ju jeni këtu: PERSONAZHE

Aktivitetet dhe Party

Komentet e fundit