• Regjistrohu
    *
    *
    *
    Fields marked with an asterisk (*) are required.
Mëso më shumë rreth projektit tonë
Ndaje ne Facebook

Logo Gay.al Gay albania

Na gjeni edhe në

Gay.al është një faqe shqiptare e krijuar vetëm për komunitetin LGBT (gej, lezbike, biseksual, transgjinor). Hapja e kësaj faqe është një iniciativë e pavarur dhe nuk ka asnjë qëllim fitimprurës. Faqja është falas dhe në shërbim të vizitorëve,të cilët do të kenë mundësi të marrin informacionet më të fundit lgbt nga  vendi dhe nga bota,të lexojnë dhe publikojnë historitë e tyre,të behen pjesë e diskutimeve interesante në forum,të futen në Chat dhe të bejnë njohje të reja.

Gay.al lindi me 1 korrik 2009 nën emrin Gaylbania.com , por ky domain ishte shumë i ngjashëm me GayAlbania.com keshtu që së bashku me vizitorët vendosëm të zgjidhnim një emër të ri që të përfaqsonte sa më shumë komunitetin lgbt në Shqipëri.

Falë anëtareve të shumtë që bëhen pjesë e këtij komuniteti, gay.al pasurohet cdo ditë me materiale nga më të ndryshmet, prandaj ne ju bëjmë thirrje që të jeni aktiv duke publikuar sa më shumë fotografi, video, tregime erotike por edhe duke hapur tema në forum në menyrë që të trajtojmë temat dhe problematikat delikate për komunitetin tonë dhe të njohim më mirë njeri-tjetrin.

Përmes kësaj faqeje  synojmë të hapim një dritare komunikimi midishomoseksualëve në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e tjera ku jetojnë shqipfolës.

Kush e financon këtë projekt?

Për ne krijimi dhe mirëmbajtja e kësaj faqeje nuk është biznes, për këtë arsye, edhe në faqen tonë nuk shihni reklama, dhe kjo faqe do të vazhdoj të jetë falas dhe nuk do tju kërkojë asnjëherë anëtarëve të paguajnë për të pasur një profil këtu. Patjetër që egzistenca e kësaj faqeje ka një kosto, dhe kjo kosto nuk sponsorizohet nga ndonjë organizatë joqeveritare ose biznesmen, por është kontributi i krijuesve të faqes dhe kontributi i disa prej anëtarëve që falë ndihmesave të tyre na ndihmojnë të mbajmë gjallë këtë projekt. Nëse dëshironi të jepni kontributin tuaj, ju kujtojmë se mund ta bëni nëpërmjet llogarisë tonë në Paypal e cila është Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë ose duke klikuar më poshtë:


Kush e frekuenton këtë faqe?

Duke qënë se kjo faqe është e rezervuar vetëm për komunitetin lgbt, pjesa më e madhe e anëtarëve dhe vizitorëve janë gay, lezbike, biseksualë dhe transeksual. Kryesisht anëtarët e kësaj faqeje ndodhen në Shqipëri (rreth 70% e tyre), por nuk mungojnë edhe anëtarët nga Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera ku jetojnë dhe punojnë shqipfolës. Por nuk mungojnë edhe të huaj që planifikojnë të vizitojnë, ose jetojnë në vendin tonë.

Si sigurohet anonimati i anëtarëve?

Si në të gjitha faqet e internetit, edhe këtu, për të krijuar një profil duhet të kesh edhe një adresë emaili e cila duhet të jet e flevshme për të aktivizuar llogarinë. Ne të Gay.al bëjmë një punë të madhe për të mbrojtur të dhënat e anëtarëve, por megjithatë ne ju sugjerojmë të mos përdorni një adresë emaili e cila përmban emrin dhe mbiemrin tuaj, të mos përdorni emrin tuaj të vërtet si pseudonim, dhe mbi të gjitha, vendosni foton tuaj vetëm nëse jeni të bindur që asnjë person që ju njeh mund ta vizitojë këtë faqe.

Një falenderim i madh shkon per..

...Të gjithë anëtarët e regjistruar në ketë faqe, të gjithë atyre që kanë qëndruar gjithmonë me ne në çdo moment që nga krijimi i kësaj faqeje. Një falenderim i madh shkon edhe për të gjithë ata që falë kritikave, sugjerimeve dhe reklamimit të kësaj faqeje na kan ndihmuar të bëhemi një pikë referimi për të gjithë komunitetin lgbt shqipëfolës. Falenderojmë gjithashtu të gjithë ata që përveç sugjerimeve kanë dhënë kontributin e tyre ekonomik për të na ardhur sadopak në ndihmë me shpenzimet që kërkon funksionimi dhe mirmbajtja e Gay.al. Pa kontributin TUAJ kjo faqe nuk do të ishte ajo që është sot. Faleminderit nga zemra :)


Per me shume informacione na kontakton ne e-mailin

Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë

Ju falenderojm per vemendjen tuaj

Me respekt staffi i Gay.al



Komente (12)add comment

flos tha:

me: 10/08/2009 ora: 10:18:50
0
nese ka ndonje lesben ( lesbejk ) ju lutem shkruani , se edhe ne faqe te gay- ve kemi mundesi me u njofu....
Shume bukur keni ber per kete faqe qe e keni hapur sado kudo ne po gjejm diqka ketu ose informata ose shoqero apo dashuri etjjjjj....
Ju pershendes te gjithve flos
   
 

Një vizitor' tha:

me: 17/10/2009 ora: 19:04:46
0
ju falenderoj qe keni menduar te hapni nje faqe ne shqip per gay dhe lesbike.....pune te mbare dhe shpresoj qe te jete nje pike takimi per te gjith neve kjo faqe.....   
 

flos tha:

me: 03/11/2009 ora: 20:42:08
0
sa i perket webit me heret ka qen me i mire per nga zbukurimi,edhe ata djemt, dhe vajzat perveq mos me i mbulu me tesha te flamujve tane, por normal veshje sepse ndoshta kan deshire te kyqen ne kete web-faqe edhe nacionalitete tjera.
Mua me ka pelqye zbukurimi i faqes te meparshe- si do qe te jete ju i keni ne duar te gjitha rregullat e kesaj faqe.
   
 

Icarus tha:

me: 24/02/2010 ora: 10:27:10
0
nuk e di kuj dhe kur ika lind ideja qe ta hap ket veb faqe por esht nje veper shum e mir dhe nje ndim per komunitetin,ju falenderoj nga zemra per ket.po e shof se disa kan fillu me vrejtet e tyre un nuk shoh ndonje te met te forumit,veq permisime nete mir,sa i perket fotove``pornografike`nuk shof as ketu ndonje te keqe.embeshtes adminstratorin e webit qe thot nen moshen 18 vjec dote eliminohen.ashtu edhe per fotot dhe videot.ju uroj pun te mbar dhe suksese sepse jeni mete miret .    
 

lolita tha:

me: 16/05/2010 ora: 13:57:27
0
Pershendetje!

Doja vetem t'ju pergezoj per nismen, pasi e kuptoj se nuk eshte e thjeshte te administrosh nje webpage per te tilla tema. Mendoj se njerez si Ju jane te rralle!

Miqesisht,
Lolita Tirane
   
 

Urimi tha:

me: 29/06/2010 ora: 15:21:11
0
Ju pergezoj jeni te mrekullueshem ju dua shume   
 

besijani tha:

me: 03/09/2010 ora: 15:29:38
0
peshendetje per ju jeni shum te mir ju pergzoj per ket faqesmilies/cry.gif   
 

Niki tha:

me: 18/07/2011 ora: 12:16:30
Niki
pershendetjet e mia jeni faqja me e mira qe egziston ju dua shum

   
 

ARGI tha:

me: 13/10/2011 ora: 20:47:06
0
KENI BERE NE PUNE VERTET TE MIRE ME KETE ORGANIZAT.JU LUMTE.JENI TE MREKULLUSHEM QE TE DREJTAT TONA I KENI BERE TE DEKLARUARA NE TE GJITH SHQIPERIN JU FALENDEROJ NGA ZEMRA TE GJITHVE JU QE MERENI ME KETE PUN   
 

FROGGY tha:

me: 18/12/2011 ora: 14:49:15
0
Gezimin qe e ndjej kur e shoh kete webfaqe eshte shume rende ta pershkruaj. Ju pergezoj dhe ju falenderoj shume qe me treguat se nuk jam vetem smilies/smiley.gif   
 

Andi tha:

me: 29/01/2012 ora: 22:48:11
Andi
Ju falenderoi te ter   
 

fabjani tha:

me: 14/02/2012 ora: 11:05:39
fabjani
Flm qe me ne fund dikush intertesohet dhe per kete lloj kadegorie sic jemi ne gay flm shum stafit.........   
 

Ky artikull ka nevojë edhe për mendimin tënd...
zvogëloje | zmadhoje

busy
Ju jeni këtu: Rreth nesh

Aktivitetet dhe Party

  • Piramida - Ekspozitë
    Fillon më: datë 24 - ora: 20:00
    Cuna dhe goca gjate ketij muaji te Aleanca LGBT, keni patur mundesine te njihni nje grup artistesh te rinj nga hollanda te cilet diten e premte do te shfaqin punimet e tyre tek, Tirana Ekspres. Kemi...

    Aktivitete të tjera


Komentet e fundit